U mandatua nga Presidentja e Kosovës për formimin e qeverisë, Kurti: Duhet të shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna

14/10/2025 12:02

Presidenti në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka nisur takimet me partitë e tjera për formimin e qeverisë.

“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë”, tha ai.

Që nga e shtuna kur u mandatua nga Presidentja e Kosovës, Kurti ka kohë deri më 26 tetor të prezantojnë përbërjen e qeverisë dhe programin para kuvendit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta