Serbia lëshoi urdhër arresti, modelja e njohur ironizon me postimin e saj: Festova fitoren nga liria

14/10/2025 14:50

Juliana Nura ka reaguar publikisht pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku nuk mori pjesë për arsye sigurie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juliana ka zbuluar se autoritetet serbe kanë lëshuar urdhër arresti ndaj saj dhe tre personave të tjerë, çka e ka detyruar të qëndrojë larg stadiumit.

Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje dhe tre personave të tjerë, ndaj ndikimi im nga burgu nuk do të kishte qenë në favor të askujt (veç serbëve). Për këtë arsye vendosa të festoj dhe të gëzoj fitoren nga liria”-ka shkruar ajo me tone ironike në postimin e saj. Modelja theksoi gjithashtu se, pavarësisht rrethanave, roli i saj në mediat e rajonit është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm. “Me punën time mediatike jam bërë faktor edhe më i madh për mediat e Ballkanit”-shtoi ajo.

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën disa kohë më parë ishte Juliana Nura. Së fundmi bëri bujë në media lajmi se Juli i ka gjetur biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi nëpërmjet Armand Dukës, ndërkohë që ky i fundit ka thënë se nuk e njeh. Si qëndron e vërteta?

Nuk e paskam parë këtë që ka thënë. Sidoqoftë, njerëzit e Armandos ne i kemi të njohur dhe i kam bërë një telefonatë. Unë kam marrë dhe bileta online, siç ishte për këtë ndeshje, për shkak të tifozëve kuqezi dhe Plisat, për të mos bërë rrëmujë. Sepse është një lojë shumë e tensionuar, me Serbinë, e dimë si është historia jonë. Unë i kam marrë disa bileta kështu, disa me telefonatë, sepse kuptohet ne që jemi media, që jemi në televizion, i marrim biletat sepse është diçka që na takon. Nuk e kuptoj pse u bë kaq e madhe. /TAR

Top Channel