
Po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Në seancën dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raporton mbi gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2024.
Gjatë fjalës së tij, kryeprokurori u shpreh se në 2024, janë shqyrtuar 61167 materiale, 47576 procedime penale.
“Tirana me procedimet më të larta, Dibra dhe Kukësi me numrin me të ulët të procedimeve”, u shpreh ai.
Ndërkohë Prokurori Çela deklaroi se se gjatë 2024, 2159 persona të përgjuar, nga të cilët 933 me autorizim nga gjykata.
“Gjatë 2024 janë ekzekutuar 933 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 538 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Është mundësuar interceptimi për 2361 pajisje fundore në përdorim të 2159 personave të dyshuar si të përfshirë ne vepra penale”, tha ai.
Top Channel