“Në fillim kisha emocione, por shokët më dhanë mbështetje”/ Dajsinani për DigitAlb: Kombëtarja të ndihmon edhe të transferohesh jashtë

14/10/2025 21:33

Portieri i Kombëtares shqiptare, Mario Dajsinani, ishte titullar në fitoren spektakolare 4-2 ndaj Jordanisë.

Pas përfundimit të sfidës, gardiani i Egnatias ndau përshtypjet e tij për “DigitAlb”, duke folur për paraqitjen e skuadrës dhe atmosferën në grup.

“Në fillim kisha pak emocione, u ndjeva shumë mirë, shokët e ekipit më dhanë shumë mbështetje. Shyqyr Zotit, gjithçka shkoi mirë. Çdo lojtar ka ëndërr të transferohet jashtë, edhe kombëtarja të ndihmon, shpresoj ta kem këtë fat”, u shpreh Dajsinani.

Top Channel