
Është zhvilluar sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, ka paraqitur raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve nga anëtarët e këtij komisioni.
Gjatë prezantimit të raportit, ministri u shpreh se Shqipëria ka pasur në 2024 rritjen më të lartë të hetimeve proaktive dhe sekuestrimet pasurore të 5 viteve të fundit.
Sipas tij, hetimet e nisura kryesisht nga prokurorët janë rritur me 12.3 për qind, teksa shtoi se janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme, ndërsa 569 çështje korrupsioni me 234 të pandehur janë çuar për gjykim. Ministri tha se SPAK ka regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht.
Ndërkohë, për Lamallarin, 5 objektivat për vitin 2025 janë: Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, forcimi i luftës ndaj kriminalitetit, integriteti dhe transparenca në punën e prokurorisë, rritja e eficencës dhe kapaciteteve institucionale dhe përdorimi i metodave bashkëkohore dhe ndërveprimi institucional, përdorimi i AI në hetime proaktive.
Top Channel