Merr flakë mjeti në lëvizje në Librazhd-Përrenjas, shpëton shoferi
14/10/2025 22:49
Një automjet ka marrë flakë në lëvizje në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas pranë fshatit Bushtricë.
Mësohet se makina e cila funksiononte benzine-gaz është përfshirë menjëherë nga flakët, ndërsa shoferi ka shpëtuar mrekullisht.
Ende nuk dihet shkaku. Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi forcat zjarrfikëse të Bashkisë Librazhd, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme.
Top Channel