Korabi dhe Laçi janë dy ekipet e para që avancojnë më tej në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Skuadra e Peshkopisë priti Koplikun, një kundërshtar të cilin e kaloi pa probleme, duke e mundur me rezultatin 4-1.

Nga ana tjetër, kurbinasit fituan 3-0 përballë Këlcyrës, me golat e shënuar nga Kalaj, Myrta dhe Muhammed.

Të mërkurën do të luhen dhe 14 sfidat e tjera të turpit të parë, për të mësuar ekipet që do të kalojnë më tej.

REZULTATET:

KORABI 4-1 KOPLIKU

Kuka 17’, Tepshi 51’, Goga 66’, Halilaj 78’ / Banushaj 27’

LAÇI 3-0 KËLCYRA

Kalaj 2’, Myrta 38’, Muhammed 69’

Top Channel