
Në një lidhje direkte në telefon ishte edhe Olta Giixhari e cila tregoi historitë e saj të lidhura me supersticionin dhe foli edhe për gjendjen e saj shëndetësore.
E pyetur nga Kiara për shëndetin e saj, Olta tregon se po kalon një periudhë pak të vështirë por beson që do të kalojë.
“Ajo nuk kam lidhje me supersticionin. Po kalojë një periudhë të pakëndshme. Cdo gjë do shkojë shumë mire”, tha Olta.
Olta iu bashku edhe temës që po diskutohej në studio dhe ndau historitë e saj mbi supersticionin.
“Unë kam shumë besim tek sinjalet e rastësishme. Në qoftë se je i vëmendshëm asgjë nuk është rastësi, ajo është realitet. Unë kam shumë histori. Për shembull historia më e bukur ka qenë kur bëra çunin. Nuk po ngelja dot shtatzëne pas “Big Brother”. Më doli në ëndërr që duhet të provoja për shtatzëninë. Burri ishte jashtë shtetit, i thash të vinte urgjent ditën tjetër. Pastaj bëra djalin”, tregoi Olta.
Top Channel