
Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit me një pyetje mbi një deklaratë që kreu i SPAK kishte bërë një vit më parë.
Kapri i solli në vëmendje Dumanit deklaratën mbi përfshirjen e elementëve të policisë së shtetit në grupet kriminale.
“Keni thënë vitin e kaluar për lidhjet e policisë së shtetit me grupet kriminale, a e mbani akoma deklaratën?“, pyet Kapri.
Dumani pohoi se edhe hetimet e këtij viti kanë treguar një përfshirje të konsiderueshme të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale.
“Edhe hetimet e këtij viti tregojnë që edhe elementë të policisë së shtetit kanë qenë pjesë ose i kanë shërbyer grupeve kriminale për trafikim droge apo vepra të tjera. Kur e kam deklaruar i jam bazuar gjetjeve dhe të dhënave nga hetimet. Por policia e shtetit ka edhe goca dhe çuna shumë të mirë me të cilët në bashkëpunojmë”, u përgjigjë Dumani.
Top Channel