“E kam manifestuar të jem aktore”/ Kiara Tito në “Goca dhe Gra”: Luizi kujdeset për Lunën kur unë jam në “Portokalli”

14/10/2025 22:24

E ftuar në puntatën e sotme në “Goca dhe Gra” ishte moderatorja Kiara Tito, e cila foli më shumë për eksperiencën e saj në “Portokalli” por edhe mbi jetën e saj familjare si një mama me një vajzë të vogël, Lunën.

Kiara tregoi se si është familjarizuar më shumë me këtë sezon të Portokallisë, duke treguar se krahë për rritjen e vajzës ka sigurisht Luizin, të cilin e përshkruan si një baba të shkëlqyer.

“Ky sezon duket shumë energjik, akoma dhe më mirë se dy të tjerët. Jam akoma më shumë familjare dhe mezi e pres regjistrimin. Më pëlqen shumë edhe eksperienca si aktore. E kam manifestuar.

Luna më sheh në ekran shpesh dhe ka një vështrim serioz. Kur unë jam në punë kujdeset Luizi, është një baba i shkëlqyer dhe e mban Lunën edhe më mirë se unë, është detajist I fiksuar. Por edhe mami im më ndihmon shumë”, tregon Kiara.

 

Top Channel