“Besoj se realizova një gol të mirë”/ Shënoi për herë të parë me Kombëtaren, Hoxha për DigitAlb: Shihemi në nëntor

14/10/2025 22:00

Arbër Hoxha ishte protagonist në fitoren 4-2 të Shqipërisë ndaj Jordanisë, duke realizuar një gol fantastik që ndezi stadiumin, i pari me fanellën e ekipit Kombëtar.

Pas ndeshjes, mesfushori i Dinamo Zagreb dha një prononcim për “DigitAlb”, ku ndau emocionet e tij dhe vlerësoi paraqitjen e skuadrës në këtë sfidë miqësore.

“Jam shumë i lumtur, ky ishte goli i parë. Besoj që shënova një gol shumë të mirë. Vazhdoi ecuria e mirë pas ndeshjes me Serbinë. Shihemi shumë shpejt në nëntor.

Sot ishte pak vështirë, sepse ata luanin me 5 dhe isha gjithmonë i dubluar. Ishte periudhë e vështirë vjet te klubi, çdo 2-3 muaj ndërroheshin trajnerët, ky trajneri i ri më ka dhënë besim. Futbollistit i duhet përkrahje për të arritur te golat dhe asistet”, u shpreh Arbër Hoxha.

Top Channel