“Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”, ja si përgjigjet Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve

14/10/2025 18:17

Gjatë Komisionit të Ligjeve, Ivi Kasi i është drejtuar Altin Dumanit me disa pyetje duke e vënë theksin tek perceptimi i qytetarëve për SPAK, që sipas tij e shohin Prokurorinë e Posaçme si të njëanshme në gjykimin e saj.

Ai përmendi rastin e Alfredi Belerit dhe ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës dhe rastet e Berishës dhe Metës që sipas Kasos janë trajtuar ndryshe nga funksionarët e tjerë të mazhorancës.

“Kemi rastin e trajtimeve të ndryshme të funksionarëve të lartë, ndryshe të opozitës ndryshe të mazhorancës.Ndryshe për Berishën, që kërkohet arrest shtëpie ose për Metën që kërkohet arrest në burg dhe ndryshe  për zyrtarë të tjerë si Kryeministri ose ministrat apo zv. ministra që shpërdorojnë fonde publike pa fund dhe nuk i aplikohet asnjë masë sigurie”, parashtroi Ivi Kaso.

Dumani:

“Unë skam kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jap udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve.Pas muajit të parë në detyrë një ndër gjërat e para që bërë është delegimi tek prokurorët e posacëm të të drejtës për të nënshkruar çdo akt dhe shkresë që lidhet me hetimin e një çështjet konkrete.

Unë kam garantuar pavarësinë  e prokurorëve. I them që ligji njeh ata dhe unë si drejtues po delegoi të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme, apo urdhër thirrje apo vendim-këqyrje, ia kalojë prokurorëve të posaçëm sa kohë që ligji i thotë ju jeni zot të çështjeve.

Sepse ashtu siç Kushtetua e parashikon unë besoj që prokurorët duhet të jenë të pavarur si nga jashtë si nga brenda.

Të gjitha trajtohen të barabartë para ligjit. Prokurori vendos strategjinë hetimore, çdo gjë kalon në filtrin e gjykatave. Çështjet që heton SPAK janë të komplikuara dhe kërkojnë kohë më tepër. SPAK i trajtonë të gjitha njësoj pavarësisht pozicionit të tyre publik duke shmangur ndikimin politik në vendimmarrje. Çdo veprim përputhet me kodin e procedurës penale.

Sa I takon çështjes “McGonigal” e kam bërë publike që ajo është në hetim paraprak. Patjetër që është e nevojshme edh ndihma juridike nga autoritet gjyqësore të huaja”, tha Dumani.

 

 

Top Channel