Afrika mbyll kualifikueset e Botërorit/ Edhe dy përfaqësuese të tjera i bashkohen ekipeve të kualifikuara, katër në “Play Off”

14/10/2025 23:01

Afrika ka mbyllur përfundimisht fazën kualifikuese të Botërorit, me 9 ekipe që janë konfirmuar zyrtarisht që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026.

Dy emrat më të fundit janë Senegali dhe Bregu i Fildishtë.

Ekipi i Senegalit arriti një fitore bindëse 4-0 kundër Maritanias, duke siguruar kështu vendin e parë në Grupin B me 24 pikë, dy më shumë se Republika Demokratike e Kongos, e cila mundi Sudanin 1-0.

Bregu i Fildishtë nga ana tjetër, bëri detyrën përballë Kenias duke triumfuar 3-0 dhe duke konfirmuar vendin e parë në Grupin F me 26 pikë, një më shumë se Gaboni.

Kjo e fundit, së bashku me Republikën Demokratike të Kongos, Kamerunin dhe Nigerinë do të luajnë një fazë me njëra-tjetrën, për të përzgjedhur se cila do të shkojë në “Play Off”-in ndërkombëtar.

Nëntë ekipet afrikane që do të luajnë në Botëror janë: Egjipti, Senegali, Afrika e Jugut, Kepi i Gjelbër, Maroku, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Tunizia dhe Gana.

Top Channel