
Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit me disa pyetje, ku ka përmendur edhe çështjen e mikro-kredive dhe përgjegjësinë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në këtë rast.
“Ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një qytetarë vrau vetën para institucionit tuaj për çështjen e mikro-kredive. Ku është kjo çështje sepse bëhet fjalë për 100 mijë qytetarë të prekur. A është thirrur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për këtë çështje?“, pyet Kapri.
Altin Dumani tregon se çështja është për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe janë gjithsej 20 shtetas për gjykim.
“Çështja e mikro-kredive hetimet për krijuesit kanë përfunduar dhe çështja gjendjet për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe krimin e Organizuar. Janë dërguar për gjykim 16 shtetas dhe 4 persona juridik si dhe janë sekuestruar 420 milionë lekë dhe 1.3 milionë euro krahas subjekteve financiare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme. Po verifikohet pozita e secilit person të përfshirë”, deklaroi ai.
Top Channel