Nëse do të kishte rezultate, askush nuk do ta kishte përmendur këtë. Trajneri i Serbisë është nën sulm për shkak edhe të të ardhurave të jashtëzakonshme për kushtet e tyre financiare si shtet.

Dragan Stojković Pixi fitoi 11 milionë euro në katër vjet, të paktën kështu pretendon Rade Bogdanović.

“Ardhja e tij solli një freski afatshkurtër. Askush në botë nuk do ta lejonte të merrte një pagë prej 11 milionë eurosh në Federatën e Futbollit të Serbisë në katër vjet e gjysmë pa dhënë rezultat. Ai ishte shumë me fat që disa njerëz menduan se mund ta bënte, tani kemi një kapitull të ri.

Kemi një seleksionues i cili, si ta them, nuk i duron dot kritikat, por duhet ta kuptojë se paga e tij në FSS ishte sa paga e 70 kirurgëve në spital”, – tha të dielën Rade Bogdanović, analist futbolli në Serbi.

Ndërkohë në fillimet e kontratës së tij u diskutua për një shifër prej 1.4 milion eurosh në vit, ndërsa sipas mediave atje s’ka fakte konkrete për këtë gjë.

Ndërkohë me duke mbetur tek pagat, Sylvinho përflitet se përfiton 1 milionë euro në vit në bazë të kontratës, por gjithsesi një shifër e tillë nuk është e konfirmuar zyrtarisht pasi asnjëra nga palët nuk i ka publikuar në formë zyrtare termat ekonomik të kontratës pasi veç pagës trajnerët kanë edhe shumë bonuse në varësi të arritjeve.

Top Channel