
Kepi i Gjelbër ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një Kupë Bote në futboll.
Shteti afrikan me mbi 500 mijë banorë arriti suksesin e madh pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Etsuatinit, duke siguruar vendin e parë në Grupin D me 23 pikë dhe duke lënë pas vetes madje edhe Kamerunin – një nga emrat më të mëdhenj të futbollit afrikan.
Kjo arritje shënon një moment historik jo vetëm për futbollin e Kepit të Gjelbër, por për të gjithë rajonin, duke treguar se edhe kombet e vogla mund të bëjnë mrekulli në arenën ndërkombëtare.
Kepi i Gjelbër do të jetë një nga përfaqësueset afrikane që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me numrin e ekipeve të kualifikuara që shkon në 22.
Top Channel