Fjalimi i Trump në parlamentin izraelit: Nuk do të kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA-të nuk do ta kishin sulmuar Iranin

13/10/2025 18:00

Në fjalimin e tij në Knesset më herët sot, presidenti amerikan la të kuptohej se mund të arrinte një lloj marrëveshjeje me Iranin.

Ai gjithashtu preku të njëjtën temë gjatë deklaratave të përbashkëta që bëri me Sisin në Sharm el-Sheikh, duke thënë se Irani “dëshiron të bëjë një marrëveshje”.

“Mendoj se Irani do të bëjë një marrëveshje. Ata janë lënduar”, tha Trump, duke shtuar: “Ata kanë nevojë për ndihmë, kanë qenë nën shumë sanksione, siç e dini… Do të doja shumë t’i hiqja sanksionet kur të jenë gati të flasin”.

“Sinqerisht, nëse nuk do t’i kishim goditur për çështjen bërthamore, nuk mendoj se mund të kishim këtë marrëveshje të pabesueshme, që ndodh një herë në jetë”, shtoi presidenti.

“Irani ka lëshuar një deklaratë se e mbështet këtë marrëveshje me gjithë zemër”, tha Trump.

Top Channel