Apelimi nuk e shpëton ish-presidentin francez nga burgu, Nicolas Sarkozy do të vuajë 5 vite dënim për komplot kriminal

13/10/2025 19:17

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të paraqitet më 21 tetor në burgun La Santé në Paris, për të nisur vuajtjen e dënimit me pesë vite burg. Ai ka apeluar dënimin, por natyra e vendimit gjyqësor kërkon që ai të shkojë në burg ndërkohë që zhvillohet procesi i apelimit, i cili pritet të nisë pas rreth gjashtë muajsh.

Sarkozy u shpall fajtor për komplot kriminal, në kuadër të një skeme që përfshinte marrjen e fondeve zgjedhore nga regjimi i ish-diktatorit libian Muamar Gadafi.

Vendimi e bën 70-vjeçarin udhëheqësin e parë francez të pasluftës që do të hyjë realisht në burg.  Edhe pse ai e ka apeluar dënimin, ish-presidenti  duhet të fillojë vuajtjen e dënimit ndërkohë që procesi i apelimit është ende në zhvillim.

Sarkozy ka mohuar çdo akuzë, duke këmbëngulur se nuk ka qenë pjesë e asnjë komploti kriminal. Ai ka apeluar dënimin, por natyra e vendimit gjyqësor kërkon që ai të shkojë në burg ndërkohë që zhvillohet procesi i apelimit, i cili pritet të nisë pas rreth gjashtë muajsh.

Mediat franceze raportojnë se Sarkozy priti rreth 100 miq dhe bashkëpunëtorë në një ngjarje private në Paris javën e kaluar, që u përshkrua si një “feste lamtumire” përpara hyrjes në burg.

Nuk do të kërkoj asnjë avantazh. Kur ke një kryq për të mbajtur, duhet ta mbash deri në fund”, ishte shprehur ai.

Në burg, Sarkozy pritet të ketë një qeli individuale, me të drejtë për një orë ushtrime në ditë dhe tre vizita në javë.Ky nuk është dënimi i parë me burg për ish-presidentin francez pasi ai është dënuar edhe më herët për korrupsion.

Ai ka shërbyer si President i Francës në periudhën 2007–2012.

Top Channel