
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas humbjes së kombëtares serbe ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë, duke e lidhur rezultatin në fushën e futbollit me zhvillimet politike në veriun e Kosovës.
Në një deklaratë për mediat nga Beogradi, Vuçiç tha se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës ka qenë e lartë deri në orën 10:00 të mëngjesit dhe se kjo, sipas tij, ka krijuar “nervozizëm” tek autoritetet kosovare.
“Në të gjitha zonat me shumicë serbe, pjesëmarrja ishte më e lartë se në zonat shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë dhe të mund të jetë sërish pjesë e qeverisjes lokale,” tha Vuçiç, raportojnw mediat e Kosovws.
Presidenti serb komentoi edhe entuziazmin që pasoi fitoren e kombëtares shqiptare, duke theksuar se shqiptarë nga Tirana, Prishtina, Presheva dhe Bujanoci janë “të dehur nga gëzimi” pas rezultatit pozitiv ndaj Serbisë.
“Mbrëmë festuan me flamuj shqiptarë për një ndeshje futbolli. Do të dëshiroja që sonte të kemi një arsye më të rëndësishme për të festuar në komunat serbe, një fitore politike që ka më shumë peshë se një top i shkelmuar në portë,” shtoi Vuçiç.
Top Channel