
Më shumë se 5 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze të mbajtur të shtunën në Bern të Zvicrës, e cila përfundoi me incidente dhune dhe 20 të plagosur.
Si pasojë, 20 persona u plagosën, përfshirë 18 oficerë policie, dhe shumë dëme materiale u shkaktuan në disa pika të qytetit ndërsa policia njoftoi se janë arrestuar 536 persona gjatë protestës të cilën autoritetet i kishin shpallur të paautorizuar.
Protestuesit, shumica e të cilëve ishin të veshur me të zeza dhe maska, u përplasën me forcat e rendit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme. Policia tha se situata shpërtheu kur protestuesit filluan të hedhin objekte të rrezikshme, përfshirë gurë, shishe, mjete ndërtimi dhe fishekzjarre, ndaj oficerëve të sigurisë. Për t’i shpërndarë protestuesit, policia përdori gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome.
#Bern (BE): Vermummte Chaoten lösten bei einer unbewilligten #Palästina-Demonstration erhebliche Strassenschlachten aus und gerieten in erbitterte Kämpfe mit der Polizei. pic.twitter.com/U4tdpNhU8W
— Astiag Rahmani (@astiagrahmani) October 11, 2025
Në përleshje, 20 persona u plagosën, përfshirë 18 oficerë policie, dhe disa prej tyre janë shtruar në spital. Ndërkohë, dëmet materiale janë të konsiderueshme, përfshirë thyerjen e vitrinave të dyqaneve, dëmtimin e ekranëve të bankomateve dhe fasadave të ndërtesave, si dhe dëmtime të rëndë të makinave patrullë të policisë. Policia ka vlerësuar dëmin material në miliona franga zvicerane, të cilat janë afërsisht të njëjta në euro.
Një prej të arrestuarve kishte një urdhër arresti të mëparshëm, ndërsa të tjerët janë përballur me akuza për vepra të ndryshme penale, përfshirë dëmtim të pronës, sulm ndaj forcave të rendit dhe dhunë fizike. Pas verifikimeve të identitetit, të gjithë të arrestuarit janë liruar.
Top Channel