Rey Manaj ngriti peshë zemrat e shqiptarëve me golin historik, në Mitrovicë e falënderojnë me një murale

12/10/2025 13:17

Rey Manaj, pas golit spektakolar të shënuar dje kundër Serbisë, është kthyer padyshim në ‘heroin’ e gjithë shqiptarëve.

Si për ta ilustruar këtë ndjesi, në Mitrovicë atij i është kushtuar një murale.

Në këtë murale është gdhendur momenti pas shënimit të golit, teksa Manaj bën me duar shqiponjën dykrenare.

Top Channel