Përfundon numërimi në disa komuna, ja si paraqitet rezultati. Kush shkon në balotazh mes LDK dhe PDK?
12/10/2025 22:42
Përfundon procesi i numërimit të votave në komunën e Dragashit.
Në këtë komunë kryeson Bexhet Xheladini i LDK me 43.98% të votave. I dyti renditet Shaban Shabani me 28.38% të votave.
Edhe në Junik ka përfunduar numërimi i votave. Po ashtu edhe kjo komunë shkon në balotazh.
Në Partesh ka përfunduar numërimi i votave. Në këtë komunë me shumicë serbe, Lista Serbe është fituese 89.88% të votave.
Ka përfunduar numërimi në Vushtrri. Edhe kjo komunë shkon ne balotazh. Më 9 shkurt garojnë Ferit Idrizi i PDK-së dhe Sylejman Meholli i LVV-së.
Në Mamushë, komunë kjo e banuar nga komuniteti turk, përfundon numërimi Abdulhadi Krasniq fiton zgjedhjet.
Top Channel