Pas muajsh aludimesh për një romancë, ish-kryeministri kanadez dhe këngëtarja Katy Perry shfaqen duke u puthur në jahtin e saj

12/10/2025 12:48

Është zyrtare! Pas muajsh thashethemesh për një romancë, The Mail on Sunday ka zbuluar sot se ylli i popit Katy Perry është padyshim në një lidhje me ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Çifti i dashuruar u pa duke u puthur dhe përqafuar në jahtin 24 metra të Perry-t, Caravelle, pranë brigjeve të Santa Barbara, Kaliforni, siç tregojnë fotografitë.

Perry, e famshëm për hitet përfshirë “I Kissed a Girl”, dukej mahnitëse me një kostum banje të zi ndërsa çifti përqafohej në kuvertën e sipërme, me sa duket pa i vënë re turistët në një anije që po kalonte për të parë balena.

Çifti nisi spekulimet për një romancë në zhvillim e sipër në korrik kur u panë duke ngrënë një darkë intime në restorantin Le Violon në Montreal. Megjithatë, të dy kanë refuzuar të komentojnë mbi statusin e marrëdhënies së tyre.

Ai u nda nga gruaja e tij Sophie në gusht 2023 pas 18 vitesh martesë. Ata kanë dy djem, Xavier, 18 vjeç, dhe Hadrien, 11 vjeç, dhe një vajzë, Ella-Grace, 16 vjeç.

Perry ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove Bloom, me yllin e Piratëve të Karaibeve, Orlando Bloom. Ajo ishte e martuar me komedianin Russell Brand nga viti 2010 deri në vitin 2012.

Më herët këtë vit, burimet pohuan se çifti ishte ‘në fazat shumë të hershme’ të ‘eksplorimit të një romance’.

Një burim i tha Mail: ‘Katy është shumë, shumë e interesuar për të. Ajo thotë se ai është një djalë me cilësi të lartë. Asaj i pëlqen shumë. Ai e pëlqen shumë atë.’

Top Channel