
12/10 16:38
Gardiani i portës shqiptare, Thomas Strakosha është përfshirë në formacionin më të mirë të ndeshjeve të djeshme të eliminatoreve për Kupën e Botës 2026 nga “Sofa Score”.
Paraqitja e shkëlqyer e Strakoshës i siguroi atij një vlerësim me notën 8.4 nga kompania e mirënjohur e analizës së statistikave në futboll.
Mbrëmjen e djeshme Strakosha nuk bëri asnjë hap të gabuar në përballjen me Serbinë, ai ishte i kujdesshëm në çdo lëvizje, dhuroi qetësi dhe shpesh herë orientonte prapavijën kuqezi kur Serbia niste aksionet.
Top Channel