
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një vizitë sot në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, ku inspektoi disa nga qendrat e votimit në kuadër të zgjedhjeve që po mbahen në veri të vendit.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Hargreaves tha se ishte i kënaqur që pa qytetarë të angazhuar në procesin zgjedhor.
“Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme,” u shpreh ai.
Hargreaves vlerësoi organizimin e procesit dhe nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në nivel lokal, duke shtuar se planifikon të vizitojë edhe komuna të tjera gjatë ditës.
“Shpresoj të shoh edhe më shumë njerëz që votojnë, pjesëmarrja është thelbësore për demokracinë,” theksoi ambasadori.
Top Channel