Befasi në Mitrovicë, Arian Tahiri i PDK-së shpall fitoren: Ju pres në shesh të festojmë. Dështon ministri i Albin Kurtit
12/10/2025 19:43
Sondazhet e publikuara në mediat e Kosovës tregojnë se garë interesante është zhvilluar sot në disa komuna të vendit.
Sipas rezultateve në Mitrovicë Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 55%, Faton Peci i LVV-së ka marrë 39,7% dhe Gëzim Plakolli i LDK-së ka 4,4%.
Pas daljes së exit poll-eve, kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri, e ka shpallur fitoren.
Në një postim në Facebook, ai i ka ftuar qytetarët të festojnë nga ora 22:00 në Minatori.
“Mitrovicë, faleminderit nga zemra! Sot fituam së bashku! Së bashku edhe do të festojmë! Ju pres sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori”.”
Top Channel