Video/ Fjalim i Sylvinhos dhe bashkimi i Dukës, festë e çmendur kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë: O sa mirë me qenë shqiptar
11/10/2025 23:24
Pas fitores me Serbinë, një festë e çmendur “shpërtheu” edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku u bashkua dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Trajneri Sylvinho mbajti një fjalim përpara të gjithë lojtarëve, duke i thënë që është momenti i tyre për të festuar, një gjë që ata e bënë pa u menduar dy herë.
Tashmë Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit historik për në “Play Off”-in e një kampionati Botëror.
Pas fjalimit, ata filluan të këndonin edhe: “O sa mirë me qenë shqiptar”.
Top Channel