
Klementi është një nga pacientet, i cili u diagnostikua me diabet që në moshë të vogël, por diabeti i ka dëmtuar edhe shikimin.
“Isha vetëm 9 vjeç kur zbuluam se isha me diabet. Trajnimi i gjatë, mungesa e informacionit, por edhe tundimi i një fëmijë për ushqim më solli këtu ku jam”, u shpreh Klementi.
Në ditën botërorë të shikimit, Klementi kërkon që trajtimi për dëmtimet e syrit të mundësohet edhe për diagnozën e tij.
Në Shqipëri 1000 perona kanë humbur shikimin nga diabeti, por sot të gjithë fëmijët janë të fiksuar nga teknologjia .
“Nga 100 mijë diabetikë, 30 mijë janë të prekur nga retinoapatia diabetike, 1000 kanë humbur shikimin”, tha Florian Toti – mjek endokrinolog.
Statistikat tregojnë 100 mije persona me diabet por shifra është edhe me e lartë se shumë të tjerë nuk e dine që e kanë.
Top Channel