Zbardhet arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese, arsyet se përse u pezullua dekretimi i zgjedhjeve për Tiranën nga Presidenca, GJK: Do të sillte pasoja për….

09/10/2025 21:30

Është botuar në Fletor Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ku arsyetohet se përse është marrë vendimi për pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhje në Tiranë, në 9 nëntor.

Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson se pas shqyrtimit të animimit të bërë nga Erion Veliaj, se në vlerësimin e   Mbledhjes së Gjyqtarëve zbatimi i dekretit të Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për Bashkinë e  Tiranës, do të sillte pasoja të pariparueshme në drejtim të të drejtave të të zgjedhurit vendor (Erion Veliaj), për sa kohë çështja gjyqësore për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhje në Tiranë në 9 nëntor: 

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Holta Zaçaj Kryetare,Marsida Xhaferllari Anëtare, Fiona Papajorgji Anëtare,  Sandër Beci Anëtar, Ilir Toska Anëtar, Genti Ibrahimi Anëtar, Marjana Semini Anëtare, Sonila Bejtja Anëtare, në  datën 9.10.2025 mori  në shqyrtim  paraprak kërkesën  e  paraqitur  nga  kërkuesi  Erion  Veliaj  me objekt:

“Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539,  datë  25.09.2025  “Për  shkarkimin  nga  detyra  të kryetarit   të   Bashkisë   Tiranë,   z.   Erion   Veliaj”,   si   i papajtueshëm  me  Kushtetutën.  Shfuqizimi  i  dekretit  të Presidentit  të  Republikës  nr.  350,  datë 1.10.2025  “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie,  për  disa  njësi  të  qeverisjes  vendore”  për  pjesën  që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm  me  nenin  115,  pika  2  dhe  3  të  Kushtetutës.

Pezullimi  i  efekteve  juridike  të  dekretit  të  Presidentit  të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi  të  qeverisjes  vendore”  për  pjesën  që  cakton  datën  e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë në zbatim të efekteve pezulluese  që  paragrafi  2  dhe  3  i  nenit  115  i  Kushtetutës parashikon,  deri  në  marrjen  e  vendimit  nga  Gjykata Kushtetuese.”

Mbledhja  e  Gjyqtarëve  pasi  mori  në  shqyrtim kërkesën për pezullimin e  dekretit të Presidentit  të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025,VËREN:

1.Në datën 29.9.2025,  kërkuesi i është drejtuar Gjykatës  Kushtetuese (Gjykata)me  kërkesë  me objekt   shfuqizimin   e   vendimit   të   Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.9.2025 “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”me  pretendimin  se  ai  vjen  në  kundërshtim me  nenin  115  të  Kushtetutës. Në  datën 1.10.2025 Presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të  pjesshme  vendore  për  kryetar  bashkie,  për  disa njësi të qeverisjes vendore”, përfshirë edhe Bashkinë  iranë të përcaktuar në pikën 1 të këtij akti. Kërkuesi në  datën 2.10.2025  i  është  drejtuar  Gjykatës  me kërkesë   për   shtim   objekti,   duke   kërkuar   edhe shfuqizimin  e  dekretit  të  Presidentit  të  Republikës për pikën 1 të tij si dhe pezullimin e efekteve juridike të   këtij   akti,   bazuar   në   nenin   45   të   ligjit   nr. 8577/2000.

2.Në  mbështetje  të   kërkesës  për  pezullim, kërkuesi ka pretenduar se, për sa kohë Kushtetuta i kadhënë Gjykatës kompetencën dhe përgjegjësinë për  të  garantuar  të  drejtën  e  organit  të  zgjedhur vendor ajo duhet të ndalojë pasojat e paligjshme që vijnë  nga  dekreti  i  Presidentit.  Sipas  tij,  zbatimi  i dekretit   përpara   se   të   shprehet   Gjykata   për ligjshmërinë  e  VKM-së  që  e  ka  shkarkuar  atë  nga detyra,  rrezikon  të  prodhojë  pasoja  të  rënda,  të parikthyeshme,    që    prekin    jo    vetëm    pozitën institucionale  të  të  zgjedhurit  vendor,  por  edhe interesat  shtetërore,  shoqërore  dhe  të  qytetarëve. Kërkuesi ka pretenduar se pasojat e mundshme janë organizimi  i  zgjedhjeve   në  një  bashki  ku  nuk ekziston  vakanca  juridike;  shpenzimet  e  burimeve njerëzore e financiare për organizimin e zgjedhjeve; një  proces  zgjedhor  i  imponuar  politikisht  dhe kundër vullnetit të qytetarëve. Po sipas tij, në rast se nuk vendoset pezullimi, vendimi i Gjykatës nuk do të rivendosë situatën e mëparshme dhe pasojat do të ishin të pakthyeshme, duke u krijuar një precedent i rrezikshëm,  zëvendësimi  i  të  zgjedhurit  vendor përpara se të vendoset vlefshmëria eshkarkimit.

3.Sipas nenit 45, pika 1, të ligjit nr. 8577/2000, të  ndryshuar,  Gjykata,  kryesisht  ose  me  kërkesë  të palëve, kur vlerëson se zbatimi i ligjit ose aktit mund të   sjellë   pasoja   që   prekin   interesa   shtetërore, shoqërore ose të individëve, sipas rastit, me vendim të  Mbledhjes  së  Gjyqtarëve  ose  në  seancë  plenare urdhëron  pezullimin  e  tij.  Sipas  kësaj  dispozite,  së pari: subjekti që kërkon pezullimin e një akti duhet të provojë prekjen e interesave shtetërore, shoqërore ose të individëve, si dhe pasojat e pariparueshme që do të sjellë zbatimi i aktit; së dyti: shqyrtimi i kërkesës mund  të  bëhet  nga  Gjykata  përpara  ose  në  seancë plenare.

4.Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet  e  kërkuesit  në  mbështetje  të  kërkesës për  pezullim,  vlerësoi  se  në  rastin  konkret  ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr.   8577/2000.   Në   vlerësimin   e   Mbledhjes   së Gjyqtarëve  zbatimi  i  dekretit  të  Presidentit  për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për Bashkinë e  Tiranës,  do  të  sillte  pasoja  të  pariparueshme  në drejtim   të   të   drejtave   të   të   zgjedhurit   vendor (kërkuesit),   për   sa   kohë   çështja   gjyqësore   për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.

PËR KËTO ARSYE, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 45,  pika 1,  të  ligjit  nr.  8577,  datë  10.2.2000 “Për organizimin dhe  funksionimin e Gjykatës Kushtetuese  të  Republikës  së  Shqipërisë”,  të ndryshuar   dhe   nenit   27,   të   Rregullores   për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës, njëzëri,VENDOSI:

1.Pezullimin   e   dekretit   të   Presidentit   të Republikës  së  Shqipërisë  nr.  350,  datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore   për  kryetar  bashkie,   për  disa   njësi   të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton  datën  e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë

Top Channel