
David Beckham ka folur me adhurim për gruan e tij Victoria përpara premierës së dokumentarit të saj “Victoria Beckham” në Netflix, duke përshkruar karakterin dhe punën e saj të palodhur.
Ish-futbollisti ndërkombëtar e përshkroi stilisten e modës në një postim në llogarinë e tij personale në Instagram si një grua “të dashur dhe jashtëzakonisht punëtore”, duke shprehur krenarinë e tij për të.
Konkretisht, ai ndau foto nga premiera e “Victoria Beckham”, e cila u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës, më 8 tetor, në Londër dhe shkroi në mbishkrimin e publikimit të tij: “Një mbrëmje e veçantë kushtuar Victoria Beckham në Netflix. Të duam shumë dhe mezi presim që bota të shohë sa e dashur dhe punëtore je. Jemi shumë krenarë .”
Beckham u shfaq në event me djemtë e tij Romeo dhe Cruz dhe partneren e këtij të fundit, Jackie Apostel, si dhe vajzën e tij, Harper. Djali i madh i çiftit, Brooklyn, dhe gruaja e tij, Nicola Peltz, munguan për shkak të një marrëdhënieje të përfolur të shkëputur që duket se kanë.
Gjatë premierës, Victoria falënderoi publikisht fëmijët e saj për mbështetjen e tyre, përfshirë Brooklyn. “Faleminderit burrit tim që më bindi – ose më saktë më detyroi, pa më dhënë një zgjedhje – ta bëj”, tha ajo me një buzëqeshje. “Dhe fëmijët e mi, Brooklyn, Romeo, Cruz, Harper”.
Duke vazhduar, ajo shtoi: “Ky proces më detyroi të reflektoja mbi udhëtimin tim dhe ishte shumë prekës. Ishte një vit psikoterapie intensive dhe më bëri të kuptoja shumë. Dua të falënderoj nënën dhe babanë tim, vëllanë dhe motrën time. Dhe sigurisht Spice Girls – ju dua.”
Prindërit e stilistes, Jackie dhe Tony Adams, dhe motra e saj, Louise, me fëmijët e saj gjithashtu morën pjesë në event.
Dokumentari tregon Victoria Beckham ndërsa ajo përgatitet për sfilatën e saj në Javën e Modës në Paris në shtator 2024 – eventi më i madh i markës së saj deri më sot. Shikuesit do të shohin se si moti i paparashikueshëm kërcënoi të prishte planet e ekipit të saj, si dhe udhëtimin e saj nga skena muzikore e Spice Girls, në imazhin e saj publik si një “WAG” dhe deri te suksesi i saj aktual si stiliste mode.
Top Channel