Kisha, zebra, papagaj dhe panda, kur futbollistët i “çmend” paraja dhe nuk dinë çfarë blejnë

08/10/2025 21:23

Kur je milioner dhe topi është jeta jote, edhe portofoli luan në ligën e vet. Futbollistët nuk njihen vetëm për golat spektakolarë apo kontratat marramendëse, por edhe për mënyrat origjinale, ndonjëherë të çmendura dhe krejt pa kuptim se si harxhojnë paratë.

Nga kisha të transformuara në rezidenca, te zebrat në garazh, ja disa nga blerjet më të çuditshme në botën e futbollit.

Zlatan, Nga “Perëndi” te… pronar kishe

I vetëshpallur si “Zoti i Futbollit”, Zlatan Ibrahimović nuk e pati të vështirë të gjejë një shtëpi që i përshtatet këtij statusi. Në 2015, ai bleu një kishë në Stokholm për plot 11 milionë dollarë. Mos prisni predikime, megjithatë – ai e shndërroi në një rezidencë madhështore. Feja? Mbase. Investimi? Me siguri.

Sulley Muntari dhe “tanku” te Milani

Gjatë periudhës së tij me Milanin, Sulley Muntari u lodh nga trafiku i qytetit. Por në vend që të ankohej, ai zgjodhi zgjidhjen më “të vogël” të mundshme: një Mercedes G63 AMG 6×6, një SUV-gjigant që duket më shumë si një tank sesa si makinë. Me çmim mbi 500 mijë euro, mund të mos ketë zgjidhur trafikun, por të paktën nuk u bllokua më kurrë në semafor.

Një Ishull Privat për Zlatanin

Po, sërish Zlatani. Si të mos mjaftonte kisha, ai bleu edhe ishullin Davenso në liqenin Malaren të Suedisë. Aty ku shumë shkojnë për të gjuajtur peshk, ai shkon për të gjuajtur… thjesht për kënaqësi. Pasion i vjetër, luks i zakonshëm për një Ibrahimović.

Deve në Garazh dhe Zebër në Kopsht

Një futbollist holandez i Interit (emri qëndron në hije) një ditë gjen në garazhin e tij një deve — dhuratë nga ish-bashkëshortja. “Në errësirë pashë dy gunga dhe nuk e besoja,” rrëfen ai. Por nuk ndaloi me kaq. Koleksionit të kafshëve iu shtua edhe një zebër. Nuk dihet nëse bleu edhe një shirit zebre për parkim privat.

Arturo Vidal dhe Dashuria për… Pandën

Kur ke makina të personalizuara nga gjithë bota, çfarë të mungon? Një Fiat Panda i vitit… as vetë prodhuesi nuk e mban mend më. Arturo Vidal i bëri vetes një dhuratë që mund të quhet ndoshta më e çuditshmja e parkimit të tij: një Panda e gjelbër që nuk prodhohet prej dekadash. “E kam pritur për vite,” tha ai, si të fliste për një Ferrari.

Portieri me Papagall: Arnie Lettieri dhe Ozzie

Në vitet ‘70 në SHBA, portieri Arnie Lettieri nuk bëri histori vetëm me pritjet, por edhe me shokun e tij të pazakontë: një papagall Amazon i quajtur Ozzie. Frymëzimi erdhi nga një emision televiziv. Lettieri i ndërtoi kafazin më luksoz që një zog mund të ketë dhe e mësoi të këndojë marshin nga “Bridge on the River Këai”. Madje e shoqëronte në ndeshje me një kukull identike. Klasa!

Ëayne Rooney dhe Bunkeri i 20 Milionëve

Pas një tentative grabitjeje në vitin 2016, Rooney nuk bëri kompromis me sigurinë. Ai ndërtoi një bunker të tërë nëntokësor, me tunel emergjence, dyer çeliku dhe një makinë elektrike gati për të “arratisur”. Në vend të alarmit, ndoshta një pasthirrme: “Wazza në mision!”

Një Pinguin për në Shtëpi? Pse jo!

Sulmuesi anglez, Jamie Vardy kur luante për Leicesterin shkaktoi bujë kur deklaroi: “Do të doja të gjeja një pinguin për në shtëpinë time.” Pavarësisht kërkimeve në faqe “speciale”, plani u ndalua brutalisht nga PETA, të cilët i kujtuan se “kafshët nuk janë dekorime për kopsht”. Ai nuk e bleu dot, por kush e di ndoshta do të provojë përsëri tani që luan te Kremoneze…

FOTO GALERI
1/9

Top Channel