
Sot do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, konfirmojnë burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha.
Do të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra sot brenda sallës së gjyqit.
Sakaq, burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxhën thonë se Astrit Kalaja ka qenë gjyqtari i vetëm në proces dhe këtë e provon procesverbali. Dy gjyqtarët e tjerë kanë qenë duke dalë sa kanë mbaruar gjyqin. Kamerat e sigurese tregojnë se sa u shpall vendimi, dy gjyqtarët e tjerë u larguan nga salla e gjyqit.
Siç tregojnë kamerat e sigurisë, dy gjyqtaret e tjera kanë dalë sapo është dhënë vendimi, ndërsa gjyqtari po mblidhte dosjen menjëherë pas shpalljes së vendimit.
Top Channel