
Mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë nisur sot me një minutë heshtje, në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra ditën e djeshme brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
“Akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha Ulsi Manja.
“Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Një gjyqtar është vrarë në krye të detyrës. Para se të fillojmë punimet e Kuvendit, do duhet të mbajmë një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij që u vra vetëm sepse ka zbatuar ligjin në një çështje gjyqësore”-tha Bardhi.
Top Channel