Studio e gjitha në këmbë/ Krijohet çifti i parë në ‘Përputhen’, Bujari i propozon për martesë Pranverës

07/10/2025 13:55

Një moment shumë i emocional ka ndodhur në studion e “Përputhen”, pasi Bujari i ka propozuar për martesë Pranverës.

Bujari dhe Pranvera kishin filluar një njohje në program, ku më pas ata vendosën që njohjen e tyre ta vazhdonin jashtë, pasi familja e konkurrentes nuk ishte dakord që ajo të rrinte në emision.

“Për pjesën e pjesëmarrjes në propozim, është shumë vlerësuese edhe më jepet një pozicion goxha i lartë. Unë Bujarit i kam thënë që ne këtë njohje ta thellojmë dhe të dalim çift nga ai program. Edhe në një periudhë kaq të shkurtër”, u shpreh konkurrentja.

Më tej, konkurrenti i është ulur në gjunjë Pranverës, ku i propozoi për martesë.

“Unë jam i gatshëm të propozoj për martesë”, u shpreh Bujari, ku konkurrentja ka pranuar menjëherë.

Pjesë nga biseda:

Bujari: Unë jam i gatshëm që të propozoj për martesë!

Pranvera: Je i gatshëm të dalim nga programi?

Bujari: Po, derisa jam ulur në gjunjë.

Pranvera: Dakord, e pranoj!

Top Channel