Spanjë/ Shembet godina gjashtëkatëshe, të paktën tre të plagosur dhe të bllokuar në rrënoja

07/10/2025 16:41

Një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb në qendër të Madridit, ndërsa policia spanjolle tha se të paktën katër persona mbetën të bllokuar dhe një person i plagosur rëndë u dërgua në spital me ambulancë.

Një ekip infermierësh ndodhej në vendngjarje dhe trajtoi tre punëtorë, njëri prej të cilëve u dërgua në spital me këmbë të thyer dhe dy të tjerët me lëndime të lehta, sipas shërbimeve të urgjencës së Madridit.

Shërbimet e emergjencës kanë rrethuar zonën dhe po përpiqen të identifikojnë çdo të lënduar dhe të lirojnë ata që kanë mbetur të bllokuar në rrënoja.

Një dëshmitar okular tha: “E gjithë ndërtesa është shembur dhe nuk mund të kalojmë dot. Është plot me ambulanca dhe policë dhe nuk po na lejojnë të hyjmë”, shpjegoi ai. Burime në hetim konfirmuan se “të paktën gjashtë kate janë shembur dhe mund të ketë njerëz të bllokuar”. “Informacioni është ende shumë konfuz”, thanë ata.

Sipas dëshmive në mediat spanjolle, ndërtesa që u shemb ishte braktisur për një kohë të gjatë dhe gjatë kësaj kohe po i nënshtrohej rinovimeve.

“Gjysmë ore më parë, ndjeva një dridhje të tmerrshme në rrugë dhe një re e madhe pluhuri u ngrit përpara ndërtesës, një re që i la njerëzit të frikësuar dhe të hutuar”, tha një banor vendas.

Top Channel