
Në gjykatën “Royal Court of Jusice” salla numër 1 po zhvillohet një tjetër përballje ligjore për të bllokuar kërkesën e shtetit shqiptarë të ekstraduar nga Britania e Madhe e të kërkuarve nën dyshimin se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt në 19 prill 2023.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ky proces ka nisur argumentet e palës mbrojtëse se përse Edmond Haxhia nuk duhet ekstraduar.
Avokati Ben Watson KC ka zhvilluar një dialog të gjatë me gjyqtari Mr. Justice Swift.
Sipas Avokati Ben Watson KC argumenti kryesor që sjell mbrojtja si shkak për mos të ekstraduar Edmond Haxhinë është se “atij në Shqipëri nuk do t’i bëhet një gjyq i drejtë”.
Në këtë proces në “Royal Court pf Justice” Edmond Haxhia po mbrohet nga prej avokatëve më të famshëm në Britaninë e Madhe për çështjet e ekstradimeve.
Avokati Ben Watson KC ka marrë pjesë në shumë prej çështjeve kryesore të ekstradimit që lidhen me terrorizmin ndërkombëtar, bazuar në Urdhrin Evropian të Arrestimit, si dhe në akuza të profilit të lartë për mashtrim dhe krime të tjera të “jakës së bardhë”.
Duke qenë i angazhuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në shumë prej çështjeve kryesore mbi ekstradimin dhe të drejtat e njeriut (përfshirë rastet Abu Hamza, i kërkuar nga drejtësia amerikane për akuza që lidheshin me terrorizëm përfshi Bary, Al Faëëaz, Ahmed, Asëat dhe Ëellington).
Ai ka përfaqësuar Sekretarin e Brendshëm në një sërë çështjesh të profilit të lartë (përfshirë rastin e Gary McKinnon) dhe gjithashtu qeveri të huaja (për shembull, kërkesën e Afrikës së Jugut për ekstradimin e Shrien Dewani, si dhe kërkesën franceze për Alexandre Djouhri, i kërkuar për vepra penale të mashtrimit dhe korrupsionit që burojnë nga hetimet mbi fushatën zgjedhore presidenciale të Nicolas Sarkozy).
Top Channel