“Jam bërë gjysh, i thashë se e doja fort”/ Gazetarja publikon poezitë që shkruante i ndjeri Astrit Kalaja: Jam i lirë si Shkodra…

07/10/2025 13:01

Përveçse gjyqtar, Astrit Kalaja shkruante dhe poezitë e reflektimet ua niste miqve me mesazh.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka publikuar mesazhet e tij të ditëve të fundit, njëri është i datës 20 shtator , pak ditë pasi ishte bërë gjysh.
….
Jam bërë gjysh. Pas 14 ditesh bëra bisedën e parë me nipçen. E thirra shoku. Po qante. Duke i folur e ledhatova tek koka, i fërkova gjoksin e barkun. I thashë se je shumë i bukur. I thoja se e doja fort. i uroja qe ti dhuronin dashuri, të ishte i lumtur me babin e mamin.
Me fjalët e mia , me përkëdheljet e mia ,si dhe në tingujt e serenatave shkodrane e zuri gjumi.
Ishte shume bukur. Ndjeva nje lloj çlirimi shpirtëror. Nuk do ta harroj kurrë. Falënderoj Zotin qe me dhuroi këte moment te paqtë. Mu duk se zëri im i dha qetësi, siguri ! ….
Mesazhi tjetër për Shkodrën , vendlindjen që aq shumë e deshi !
…….
Për ty Shkodër shpirti jem !
Për mu Shkodër je flladi i lirisë, flladi i nderit e i krenarisë
Jam shkodran, jam i lashtë sa vete Shkodra, jam i lirë si Shkodra, jam human si Shkodra, jam i gjerë si Shkodra, di te fal e te dhuroj besim e shpresë si Shkodra.
Ne fakt cdo dite luftoj jem kështu
Këto fjale janë për Shkodrën, janë fjalë zemre.
Kujt mos ti pëlqejnë nuk ka gjë.
Unë nuk i kam shkruar për to.
I kam shkruar për ato qe e duan Shkodrën.

Top Channel