
Pavarësisht se është një nga yjet më të mëdhenj të filmit në botë, George Clooney ka zgjedhur t’i rrisë fëmijët e tij binjakë larg Hollywood-it.
Aktori 64-vjeçar dhe Amal Clooney, të cilët mirëpritën Alexander dhe Ella në vitin 2017, tre vjet pas martesës së tyre, kanë lënë shkëlqimin e Los Angeles-it për një jetë të qetë në një fermë në Francë.
Në një intervistë të re me Esquire, ylli i Hollywood-it shpjegoi pse ai dhe gruaja e tij morën këtë vendim, duke zbuluar se fëmijët e tyre janë “shumë më mirë” duke u rritur larg vëmendjes. “Rritja e fëmijëve tanë në Los Angeles, në kulturën e Hollywood-it, ishte diçka që më shqetësonte. Ndjeva sikur ata kurrë nuk do të kishin një shans të drejtë në jetë”, tha ai.
George Clooney, 64, reveals why he turned his back on Hollywood to raise his twins Alexander and Ella, eight, as he admits they have a 'much better life' https://t.co/ZoHBT29pX6
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) October 7, 2025
Clooney vuri në dukje se kultura në Francë është shumë ndryshme nga ajo e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se “ata nuk interesohen fare për famën”. “Nuk dua që fëmijët e mi të krahasohen me fëmijët e njerëzve të tjerë të famshëm”, shtoi ai.
Në një intervistë të mëparshme, Clooney, i cili ka qëndruar larg mediave sociale, pranoi se shqetësohet për atë që do të ndodhë kur fëmijët e tij të kenë llogaritë e tyre në mediat sociale. “Rreziqet janë shumë më të mëdha tani dhe pasojat zgjasin shumë më gjatë. Unë shqetësohem për fëmijët e mi. I mbajmë larg internetit sa më shumë që të mundemi. Por, e dini, disa nga detyrat e tyre shkollore i bëjnë në kompjuter “, tha ai për revistën 72.
Edhe pse familja Clooney jeton një jetë luksoze, me pasurinë e tyre të vlerësuar në 550 milionë dollarë, aktori këmbëngul se përpiqet të ruajë një “normalitet” në jetën e tij të përditshme. “Unë kam një normalitet. E dini, i çoj fëmijët e mi në shkollë çdo mëngjes. Unë jetoj një jetë normale – përveç kësaj “, tha ai së fundmi për Daily Mail.
Top Channel