Asnjë seancë gjyqësore në Gjykatën e Kukësit, flamuri ulet në gjysmështizë

07/10/2025 11:33

Gjykata e Kukësit nuk ka zhvilluar asnjë seancë gjyqësore ditën e sotme.

Flamuri në ambientet e gjykatës është vendosur në gjysmështizë, në shenjë zie dhe sensibilizimi për ngjarjen tragjike të ndodhur një ditë më parë, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.

Megjithatë, moszhvillimi i seancave nuk lidhet me një vendim zyrtar për pezullimin e punës. Sipas burimeve zyrtare, në kalendarin gjyqësor të kësaj dite nuk kishte seanca të planifikuara për zhvillim.

Administrata e gjykatës, gjyqtarët dhe kancelari janë të gjithë në punë dhe po vijojnë aktivitetin normal institucional.

Top Channel