
Në gjykatën “Royal Court of Jusice” salla numër 1 ka nisur një tjetër përballje ligjore për të bllokuar kërkesën e shtetit shqiptarë të ekstraduar nga Britania e Madhe e të kërkuarve nën dyshimin se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt në 19 prill 2023.
Gjykatësi Mr. Justice Swift pasi të dëgjojë palët do të vendosë nëse vendimi lejimit të ekstradimit i Gushtit 2023 duhet të apelohet apo jo.
Në dispozicion të avokatëve të Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simpson dhe të përfaqësuesit të shtetit shqiptarë, u janë vënë tre ditë për të shprehur qëndrimet e tyre.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili është duke e ndjekur këtë proces raporton se Edmond Haxhia është duke e ndjekur këtë proces përmes videolink nga burgu Wandsworth ku mbahet në paraburgim prej 29 prillit 2023.
Ndaj tij, prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzën si i dyshuar për organizimin e vrasjes dhe vrasje me paramendim ndërsa për tre britanikët që shërbyen si grup survejimi, rëndon akuza e vrasjes me paramendim në bashkëpunim.
Këtij procesi në Royal Court of Jusice i kanë paraprirë dy shkrime në gazetën The Telegraph dhe Mail Online ku evidentohen një gabim i rëndë nga ish sekretarja e punëve të brendshme Yvette Cooper.
“Gabimi i Ministrisë së Brendshme ndalon ekstradimin e ‘skuadrës së vrasjeve’ në Shqipëri. Gafa nënkupton se ekipi i dyshuar i atentatorëve mund të kundërshtojë dëbimin e tyre për vrasjen e një biznesmeni”, është titulli i shkrimit në Daily Telegraph.
Ndërsa Mail Onlike ka si titull: “Gafa e Ministrisë së Brendshme rrezikon ekstradimin e tre “vrasësve me pagesë” britanikë që kërkohen në Shqipëri për ekzekutimin me armë të një burri”.
Siç edhe Top Channel ekskluzivisht e raportoi dy javë më parë sekretarja e punëve të brendshme Yvette Cooper firmosi urdhrat e ekstradimit me akuzat e vjetra ku Edmond Haxhia akuzohej për vrasje për shkak të gjakmarrjes.
Por këto akuza u ndryshuan nga prokuroria e Lezhës dhe i shkuan gjykatës britanike “City of Westminster Magistrate Court” e cila në Gusht 2024 pranoi kërkesën e shtetit shqiptarë për ti ekstraduar.
Top Channel mëson se në gjykatën “Royal Court of Jusice” përpara gjykatësit Mr. Justice Swift pala mbrojtëse do ta përdor këtë gabim për të bllokuar ekstradimin.
Vlen për tu parë sa peshë do ti japë gjyqtari Mr Justice Swift këtij gabimi të korrigjuar me një tjetër garanci të re dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë siç e kërkonte Home Office.
Kjo garanci e re i është vënë përpara gjyqtarit si e vetmja mënyrë për të korrigjuar gabimin e Home Office.
Pas ekstradimit nga Maroku Për këtë vrasje në bankën e të akuzuarve në gjykatën Lezhë është vetëm Ruben Saraiva i cili akuzohet si ekzekutori Ardian Nikulajt.
Top Channel