Ylli i Kombëtares merr lajmin e mirë, trajneri që e përjashtoi nga lista për kompeticionet europiane shkarkohet nga klubi

06/10/2025 10:42

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, ka marrë një lajm pozitiv pas largimit të trajnerit të Rangers, Russell Martin.

Trajneri i shkarkuar i kishte dhënë shumë pak minuta Bajramit gjatë këtij sezoni, duke e mbajtur kryesisht në stol dhe gjithashtu duke e lënë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për kompeticionet europiane.

Vendimi i klubit skocez për të shkarkuar Martin pas barazimit 1-1 me Falkirk vjen pas një serie të dobët rezultatesh, ku trajneri fitoi vetëm një ndeshje nga shtatë në kampionat.

Deklarata zyrtare e klubit nënvizon se “të gjitha periudhat e tranzicionit kërkojnë pak kohë, rezultatet nuk i kanë përmbushur pritjet e klubit”.

Me largimin e Martin, Bajrami mund të ketë shansin për më shumë minuta dhe të tregojë potencialin e tij si titullar, ndërsa tifozët shpresojnë që pasardhësi i trajnerit të japë më shumë besim mesfushorit shqiptar.

Top Channel