
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë.
Pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë, ku e ka cilësuar ngjarjen si një alarm për sigurinë në vend.
Reagimi:
“Te tronditur thellesisht nga ngjarja, lidhur me vrasjen ne ambjentet e gjykates te Gjyqtarit te Gjyjates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, kolegut dhe mikut Tone Astrit Kalaja, trupa e avokateve i percjell familjes ngushellimet me te thella . Kjo ngjarrje eshte gjithashtu nje goditje per te gjith sistemin e drejtesise dhe shtetit te se drejtes .
Kjo ngjarrje, per kedo eshte nje thirrje alarmi per sigurine, se pari te jetes dhe shendetit te kolegeve, gjyqtarve dhe prokuroreve dhe njekohesisht nje thirrje edhe per avokatet per thellimin e punes per ndergjegjesimin e paleve ne procese penale, civile dhe administrative per c’ka atyre ju takon ligjerisht dhe per pritshmerite ne proceset ku ata perfaqesojne palet”.
Top Channel