Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagojnë familjarët që fituan në Apel çështjen e pronësisë kundër familjes Shkambi: Kemi jetuar nën kërcënim

06/10/2025 20:20

Përfaqësuesit e familjeve të godinave ku familja Shkambi pretendon se është pronare, kanë thyer heshtjen. Ata tregojnë se ndër vite familja Shkambi i ka kërcënuar.

Ata thonë se të gjithë do të shkojnë në varrimin e gjyqtarit, ndërsa shtojnë se autori i kësaj vrasje është ish-kryebashkiaku Lorenc Luka, i cili sipas tyre i ka shitur në mënyrë të paligjshme pronën familjes.

“Ne na ka strehuar bashkia në ’93. Kemi ndenjur, e më pas në 2012 kanë ardhur Shkambi kanë thënë është ndërtesa ime. Na kanë nxjerrë nëpër gjyqe, kemi punuar e kemi derdhur para për këtë ndërtesë. Tani na kanë bërë presion që të lëshojmë shtëpinë. Kemi nejtur në tension, fajet i ka bashkia që na ka dhënë ne e më pas ia ka shitur edhe atij. Ne na e ka dhënë e më pas atij ia ka shitur. Njehemi shumë keq, më zi nuk ka më. Më mirë kishim dalë në rrugë të madhe se sa të kishin vrarë gjyqtarin. Më mirë të na kishin vrarë ne”, tha njëri prej banorëve në konflikt me Shkambajt.

Familjarët të cilët kanë folur për Top Channel janë vendosur aty me një urdhër të Bashkisë Shkodër në prona që sipas tyre janë të qeverisë.

Pastaj në vitin 2012 është shfaqur familja Shkambi si pronare e godinave shtetërore me një vendim që mban firmën e ish-kryebashkiakut Lorenc Luka.

Banoret thonë se ai e ka marrë me letra falso pasi nuk ka asnjë akt trashëgimie të pronës nga të parët siç pretendojnë pasardhësit.

 

Top Channel