
Oficeri i sigurisë që qëndronte në hyrje të godinës së Gjykatës së Apelit është vënë në prangat e policisë.
Sipas informacioneve ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, teksa ende ende mbetet enigmë se si autori ka hyrë së bashku me armën në sallën e gjyqit.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. Ai është qëlluar me armë zjarri në sallën e gjyqit, aty ku po zhviullohej seanca.
Autori është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, teksa arma e krimit u sekuestrua.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, babë e bit, të identifikuar si Rakip Kurtaj, 65 vjeç dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç.
“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi Elvis Shkambi, 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit”, njofton policia.
Top Channel