Një person i identifikuar si Elvis Shkambi është vënë në pranga si autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ai vrau me armë zjarri ditën e sotme në sallën e gjyqit në Apel, gjykatësin Astrit Kalaja. Gjyqtari u qëllua me armë zjarri në sallën e gjyqit, aty ku po zhvillohej seanca.

Arma e krimit është sekuestruar menjëherë pas krimit. Përveç viktimës, të plagosur kanë mbetur edhe dy persona, babë e bir.

Autori është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, teksa arma e krimit u sekuestrua.

Babë e bir janë të plagosurit, ata kanë mbetur të plagosur në disa pjesë të trupit. Babai ka plagë të lehta në kraharor dhe këmbë, ndërsa i biri plagë të lehta në dorë.

Të plagosur janë identifikuar si Rakip Kurtaj, 65 vjeç dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç.

 

 

 

 

Top Channel