
Në vitin 2022, kur Dan Jackson mori drejtimin e njësisë për vrasje të pazgjidhura në polici të Austin, Texas, shefi i tij i dha një detyrë urgjente, të zgjidhë vrasjen e katër vajzave adoleshente në një dyqan, një krim që tronditi komunitetin para më shumë se 30 vitesh.
Pavarësisht se u plagos në detyrë gjatë hetimeve, Jackson nuk u dorëzua dhe me ndihmën e teknologjisë së avancuar të ADN-së, analizave balistike dhe bashkëpunimit me agjenci të ndryshme, ai arriti të identifikojë të dyshuarin.
Robert Eugene Brashers, një vrasës serial që vdiq në vitin 1999 dhe ishte lidhur me vrasje dhe sulme seksuale në SHBA, u identifikua si autori i vrasjes së vajzave në vitin 1991 në Austin.
Ky zbardhje e çoi në pafajësinë e katër djemve që ishin fajësuar gabimisht dhe madje dy prej tyre kishin pranuar krimin, por më vonë u liruan falë provave të ADN-së.
Ngjarja ndodhi pak para Krishtlindjeve të 1991, kur katër vajzat u sulmuan dhe u qëlluan për vdekje në mënyrë makabre. Për shkak të mungesës së provave dhe teknologjisë së kufizuar në atë kohë, hetimi nuk pati sukses për shumë vite.
Në vitet e fundit, përparimet në ADN dhe lidhjet me raste të tjera kriminale në shtete të ndryshme ndihmuan hetuesit të lidhin Brashers me këtë krim dhe disa të tjerë.
Jackson theksoi se kjo ngjarje ka qenë pjesë e jetës së tij dhe tani shpreson që komuniteti të fillojë ‘të shërohet’.
Familjarët e viktimave e falënderuan hetuesin për përkushtimin e tij dhe shpresojnë që kjo histori t’i ndihmojë të tjera familje të gjejnë drejtësi.
Top Channel