Qëlloi katër herë me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, ja kush është autori që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja
06/10/2025 16:15
Elvis Shkambi është autori i arrestuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy personave të tjerë.
Ai qëlloi me armë brenda sallës së gjyqit, duke i marrë jetën gjyqtarit, ndërkohë dy të plagosurit e tjerë janë babë e bir, jashtë rrezikut për jetën.
Autori është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, teksa arma e krimit u sekuestrua.
Babë e bir janë të plagosurit, teksa kanë mbetur të plagosur në disa pjesë të trupit. Babai ka plagë të lehta në kraharor dhe këmbë, ndërsa i biri plagë të lehta në dorë.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, babë e bit, të identifikuar si Rakip Kurtaj, 65 vjeç dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç.
Top Channel