Avantazhi i liderit, cilët janë dy banorët që Rogerti dërgon në televotim kokë më kokë për të martën 22/03 01:38
Gazetarja Anila Hoxha tha në “Top Story” se kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e punonjësve të drejtësisë.
Teksa përmendi disa nga rastet e kërcënimeve të gjyqtarëve, Hoxha tha se më e rënda ishte vrasja e sotme e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili ishte në krye të detyrës.
Hoxha u shpreh se ka raportuar më parë për këtë situatë, teksa shtoi se Prokuroria nuk ka hetuar.
“Kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e një gjyqtari. Kjo gjë ka ndodhur në Fier, është kërcënuar gjyqtari. Ka ndodhur në Laç. Kallëzimi është bërë por nuk po hetohet nga Prokuroria”, u shpreh ajo.
Top Channel