Po eksploronin zonën, humbin në Llogara nënë e bir nga Suedia, nis kërkimi nga policia AZDM dhe emergjencat civile
Katër plumba janë lëshuar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, menjëherë pasi ai dha vendimin për një çështje pronësie, që ishte kundër familjes së autorit Elvis Shkambi.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se autori 30-vjeçar e ka qëlluar me katër plumba brenda sallës sapo ka dhënë vendimin, ndërsa tre prej e kanë kapur gjyqtarin në gjoks.
Në momentin e të shtënave gjyqtari ka qenë vetëm, jo i shoqëruar nga trupa e gjykatësve të tjerë të Apelit.
Autori ka plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin pala tjetër në procesin gjyqësor.
Autori është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, teksa arma e krimit u sekuestrua.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, babë e bit, të identifikuar si Rakip Kurtaj, 65 vjeç dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç.
“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi Elvis Shkambi, 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel