Djegia e makinës në aksin ‘Vorë-Maminas’/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori i dyshuar

06/10/2025 12:35

Zbardhet ngjarja e djeshme, ku u dogj qëllimisht një automjet, në aksin “Vorë-Maminas”, për motive të dobëta.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Po ashtu është vënë në hetim  54-vjeçari që e shoqëroi atë, gjatë krimit.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Vorë-Maminas”, po digjej një automjet, organizuan punën për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësin/t.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Motivi”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi F. K., 38 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ndezi zjarr te bimët në afërsi të automjetit të parkuar të shtetasit M. Gj.. Si pasojë automjeti i këtij të fundit, u dogj pjesërisht.

Nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se 38-vjeçari shoqërohej gjatë kryerjes së krimit, nga shtetasi A. D., 54 vjeç, për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel